Subscribe

Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, tha se Shqipëria është shteti më besnik në luftën kundër terrorizmit. Gjatë seminarit rajonal me të njëjtën temë, Fitoussi nënvizoi se ata që abuzojnë përmes besimit, nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame.

Bernard Fitoussi: Shqipëria është vendi me besnik me luftën kundër terrorizmit. Te dielën u zhvilluar dita e profetit Muhamet, e cila dëshmoi se nuk ka asnjë lidhje mes myslimaneve qe jetojnë çdo dite ne mënyrë te paqte dhe xhihadisteve qe abuzojnë pas besimit. Te rinjtë jane rekrutuar përmes internetit ndaj dhe armët tona ne luftën kundër terrorizmit jane bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Terrorizmi duhet te parandalohet qe ne shkolla.

Për Zëvendësministren e Brendshme, Elona Gjebrea, Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimet.

Një përvojë unike e quajti diplomati francez projektin e qeverisë për futjen e mësimit mbi fete ne shkolla, ku Franca ka dhënë ndihmën e saj.

Bernard Fitoussi: Kjo ide është shume e veçante. Ne kemi nje përvojë te tille ne France ku mësimdhënia e fese jepet nga profesorë te ndryshëm. Mësimi nuk është promovimi i feve te veçanta, por mundësia qe i japim te rinjve te kuptojnë fenë dhe gjeja me e mire per te bere këtë është te mësojmë mbi fenë.

Ai iu përgjigje dhe interesit të gazetarëve për helikopterin e rënë në liqenin e Shkodrës. Sipas ambasadorit, zbardhja e shkaqeve i përket prokurorisë shqiptare ndërkohë që Franca është e gatshme të ofrojë asistencën e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *