Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hënë, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.
Berisha duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Njësoj si dhe herët e tjera që ka shkuar në SPAK, Berisha nuk harroi të lexonte shënimin për Altin Dumanin, të cilit i përfundon mandati pas 3 ditësh, më 18 dhjetor. Në krye të SPAK u zgjoidh prokurori Klodian Braho.
Berisha: Armikut të egër të plularizlimi politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij Altin Dumani. Për veprat e tij të rënda penale drejtësia një ditë do të thotë fjalën e saj.
Pyetje: Ky është shënimi i fundit për Altin Dumanin?
Berisha: Jo nuk është i fundit, ai bashkë me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit. Këta të dy janë figurat…por siç e patë Irena ka të tjera plot dhe Altinë ka të tjerë plot.
Ish-kryeministri, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për dosjen Partizani së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe një juriste.
Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.
Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.





