Ashtu siç ishte paralajmëruar, qindra prindër dhe të rinj kanë dalë në protestë ditën e sotme pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Marshimi protestë nisi nga shkolla “Fan Noli” ku vogëlushi Cani u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, për të vazhduar drejt ministrisë së Arsimit.
Lexo edhe :
Related Posts

Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më.

Prindërit mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme në duar.

“Stop vrasjeve të fmëijëve tanë”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët”, “Martin Cani një fmëijë më pak, një dëhsmim më shumë”, ishin disa nga pankartat.
Martin Cani u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij jashtë shkollës “Fan Noli” ku studionin. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë më 18 nëntor.

Cani u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi të mbijetonte. I palgosur ka mbetur edhe autori, si dhe shoku i Martinit, i cili ka marrë disa goditje me thikë, por fatmirësisht ëhstë jashtë rreëzikut për jetën.

Policia arrestoi dje Mario Përleshajn, i cili në dëhsminë e tij nuk shfaqi pendesë për krimin.






