Subscribe

Pas propozimit nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka kaluar tashmë një javë prej kur kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese.

Sipas masave të marra, ndalohen aktivitetet e bareve, restoranteve dhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-06:00, për një periudhë 3-javore.

Për të folur lidhur me këtë temë, por edhe shumë më gjerë, e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion plus, Marsela Çibukaj ka treguar se pikërisht në këto ditë plot kufizime ka mundur të mbajë një koncert të pazakontë për një publik me 2 persona.

Marsela Çibukaj: E papritur, se unë e kisha konceptuar se do të organizoja një koncert prej shumë kohësh. Një ide që më kishte lindur në Janar të këtij viti, sepse 100-vjetori i Tiranës përkonte me 150 vjetorin e Romës.

Ishte një nga iniciativat më të vështira, për tu bërë pikërisht në këtë vit. Ia dola me sukses.

Alban Dudushi: Sa publik kishe?

Marsela Çibukaj: Vetëm dy veta publik. Ishte kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zv.ambasadori Italian këtu në Tiranë, Alberto Pietrangeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *