Subscribe

Një rrjedhje gazi në sistemin ngrohës të shkollës jopublike për vajza “Albanian Qatar College” në Tiranë ka alarmuar familjarët dhe policinë këtë të mërkurë.

Të gjithë nxënësit u evakuan me urgjencë nga godina, ndërsa 6 prej tyre u transportuan drejt spitalit pasi shfaqen probleme si pasoje e rrjedhjes se gazit.

Sipas Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në urgjencë janë shtruar tre nxënëse të moshës 15-vjeç, ndërsa tre të tjera janë shtruar në urgjencën e pediatrisë. Mësohet se 6 vajzat kanë shfaqur probleme të intoksikacionit të lehtë dhe nuk kanë probleme serioze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Don Boskos, ndërsa nxënësit ishin duke zhvilluar mësim. Menjëherë sapo është ndjerë era e gazit ato janë nxjerrë jashtë nga stafi arsimor.

Problem ka qenë një rrjedhje nga njëra nga bombolat e gazit. Nuk është nën përgjegjësinë e institucionit tonë kjo gjë.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se dy depozitat e mëdha janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës. Njëra prej depozitave ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Institucioni arsimor nuk ka kërkuar që të regjistrojë depozitat pranë Ispektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, në mënyrë që ky institucion të kryente matjet e duhura për të parë nëse sistemi ngrohës është sipas parametrave të duhura.

Depozitat janë të vendosura jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *