Subscribe

Shkon në 5 numri i të arrestuarve në lidhje me pengmarrjen, me pasojë vdekjen e shtetasit Jak Prenga.

Shtetasi i arrestuar mbrëmjen e të martën në Kavajë është Festim Bexhdili 30 vjeç.

Gjate arrestimit në cilësinë e provës materiale Festim Bexhdilit i jane sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Policia tha se për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk mund të bëjë të ditur informacione të tjera shtese, mirëpo mësohet se 30 vjecari nga Kavaja ka ndihmuar anëtarët e familjes Hajri në marrjen peng të Jak Prengës në 17 janar në Kamzë dhe zhdukjen e gjurmeve për vrasjen e tij.

Të mërkurën u arrestuan Elton Hajri, Leonard Hajri, Bajram Hajri dhe Olsi Turja.

7 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkohe që nuk është gjetur ende trupi I pengut Jak Prenga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *