E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Marrëveshje për naftën”, Putin viziton Arabinë Saudite

Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman (L) and Russia's President Vladimir Putin shake hands during a bilateral meeting on the second day of the G20 Leaders' Summit in Buenos Aires, on December 01, 2018. - The leaders of countries representing four-fifths of the global economy opened a two-day meeting in Argentina facing the deepest fractures since the first G20 summit convened 10 years ago in the throes of financial crisis. (Photo by Mikhail KLIMENTYEV / SPUTNIK / AFP) (Photo credit should read MIKHAIL KLIMENTYEV/AFP/Getty Images)

Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të hënë do të zhvillojë një zyrtare në Arabinë Saudite, në kohën rritjes së tensioneve në Gjirin Persik, me qëllim të nënshkrimit të disa marrëveshjeve për naftë, është thënë në faqen zyrtare të Kremlinit.

 

Vizita e tij, që synon rritjen e investimeve në ekonominë e Rusisë, vjen në kohën kur Moska ka dështuar që të përmbushë premtimin për rritje 3 për qind të bruto prodhimit të brendshëm dhe po vazhdon të përballet me sanksione perëndimore.

 

Reklamë

Nafta do të jetë “pika kryesore e diskutimit” në mes të Putinit, Mbretit saudit Salman dhe princit saudit, Mohammad bin Salman, ka thënë analisti politik, Fyodor Lukyanov për agjencinë e lajmeve AFP.

 

Rusia ka punuar ngushtë me Organizatën 24-anëtarëshe të vendeve eksportuese të naftës (OPEC), të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të rritur çmimin e naftës dhe për të kufizuar furnizimin, pas uljes së çmimit të naftës më 2014, që ka dëmtuar ekonominë ruse.

 

Rusia nuk është anëtare e OPEC-ut, mirëpo marrëveshja aktuale e grupit do të skadojë në pranverën e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë