Pas gjashtë orësh bisedime me dyer të mbyllura, presidenti i Rusisë dhe ai i Turqisë ranë dakord për vendosjen e një armëpushimi në provincën Idlib të Sirisë.

Marrëveshja u nënshkrua në Moskë nga Vladimir Putin dhe homologu i tij Rexhep Tajip Erdogan, dhe parashikon krijimin e një korridori të sigurt që do të patrullohet nga trupat ushtarake të të dyja vendeve.

 

VLADIMIR PUTIN


PRESIDENT I RUSISE

“Në zhvilluam një bisedë konstruktive në Moskë mbi situatën në rajon dhe në Siri. Ne nuk mund të ndalojmë luftën ndaj terrorizmit. Ne arritëm një marrëveshje dhe shpresoj që  do të ndihmojë në gjetjen e një mënyre për t’i dhënë fund krizës humanitare në Idlib dhe në të gjithë rajonin”

Presidenti turk tha se lufta në Siri ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi, e se së bashku me homologun e tij rus, ranë dakord për ndërprerjen e të gjitha veprimeve ushtarake.

 

RECEP TAYIIP ERDOGAN

 


PRESIDENT I TURQISE

 

“Ne i kushtuam një rëndësi të veçantë zhvillimeve në Siri dhe sidomos në provincën Idlib. Sikurse e përmendi edhe presidenti Putin, ne biseduam për rreth 6 orë mbi këtë çështje, që dëshmon edhe njëherë marrëdhëniet tona, por ajo që ne synojmë është vijimi i kësaj marrëdhënie diplomatike. Ne ramë dakord që nuk do të ketë më asnjë sulm në atë rajon. 4 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni, dhe ata nuk janë terroristë. Ata janë të detyruar pikërisht nga këto sulme të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria siriane synon t’i largojë njerëzit e saj nga ai rajon, dhe ne nuk mund ta mbështesim këtë.”

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetjen arritjen e marrëveshjes për armëpushimin.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, tha se Turqia ka të drejtën e saj të plotë për t’u mbrojtur nga rreziku që po krijohet nga regjimi i Asadit në Siri.

Marrëveshja për armëpushimin vjen pas disa javësh luftime mes forcave rebele të mbështetur nga Turqia dhe forcave qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia, ku rreth 60 ushtarë turq janë vrarë javët e fundit në provincën e Idlibit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *