Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se vendi i tij synon të arrijë një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës dhe se avionët e ushtrisë serbe, nuk janë kërcënim për askënd në rajon.

 

“Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe të qëndrueshëm, që të jetë partner i fuqishëm si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, fqinjësi të mirë me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët. Serbia nuk druhet të negociojë me askund, por askush nuk duhet të mendojë se negocion nga frika.”

 

Vuçiç i bëri këto komente në përvjetorin e çlirimit të Beogradit nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.

 

Për herë të parë në qiellin serb u ngritën gjashtë avionë MIG-29 që Rusia i ka dhuruar kohët e fundit Serbisë.

 

Presidenti Vuciç theksoi se asnjë shtet në rajon nuk mund të krahasohet me fuqinë ushtarake të vendit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *