E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për patentat/ Rama: Hapi tjetër, njohja e pensioneve

Pas njohjes së patentave shqiptare në Itali dhe anasjelltas, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se tani do të punohet në njohjen e pensioneve.

 

Me anë të një reagimi në “Facebook”, ai komentoi marrëveshjen e arritur mes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologut italian, Luigi Di Maio.

 

Reklamë

“U tha u bë???? Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali???????????????????? Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë????”

Marrëveshja mes Xhaçkës dhe Di Maios pritet të nënshkruhet javën e ardhshme në Tiranë.

Më shumë video

Reklamë