E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Marrëveshja PS-Rithemelim, reagon delegacioni i BE: Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament

Pas Ambasadës së SHBA ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian, i cili ka përshëndetur arritjen e dakordësisë mes mazhorancës dhe Rithemelimit, për ngritjen e komisioneve hetimore.

Në reagimin e delegacionit të BE theksohet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Reagimi i delegacionit të BE në Shqipëri:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë