E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Marrëveshja për veriun/ Opozita sulmon Kurtin: Po dorëzon sovranitetin e Kosovës

Dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara  në ditën e dymbëdhjetë radhazi nga serbët.

 

Por kjo e premte, besohet të  jetë dita e fundit e protestës pas marrëveshjes se arritur një ditë më parë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Reklamë

Dokumenti parashikon që njësitet speciale policore do të largohen mëngjesin e së shtunës ,barrikadat e protestuesve serbë do të hiqen,ndërsa KFOR, do të angazhohet  në këto dy pika për dy javët e ardhshme.

 

Por pikat kyçe që u dakordësuan në Bruksel nuk u mbështetën nga opozita në Kosovë. Ajo kritikoi kryeministrin Kurti se ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e vendit

 

Në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovë  thuhet se  PDK-ja ka mbështetur vendimin e qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targa, por tërheqja e saj nga ky vendim kaq shpejt dhe në këtë mënyrë është dekurajuese dhe tejet shqetësuese për zhvillimet e ardhshme.

 

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur qeverinë në këtë  vendim.

 

Në një postim ne rrjete sociale theksohet se  në vend të shtrimit të sovranitetit e ligjshmërisë, sot Qeveria e Kosovës u tërhoq dhe dorëzoi këtë sovranitet tek një palë e tretë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkoi qeverisë të publikojë detaje nga marrëveshja.

 

Shtetet e bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur marrëveshjen duke theksuar se ul tensionet ne veri.

Më shumë video

Reklamë