Subscribe

Pas vizitës e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ministri i Jashtem grek, Nikos Dendias beri te ditur se pjesë e diskutimeve mes paleve ishin edhe diferencat që ndajnë dy vendet për përcaktimin e kufirit detar.

 

Në një intervistë per mediat vendase, Dendias tha se ekspertet po vijojnë punën për çeshtjen në Hagë, ndërsa shpreson qe nënshkrimi i një marrëveshjeje të behet pas zgjedhjeve të 25 prillit ne Shqiperi.

 

“Kemi një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë me Kryeministrin shqiptar. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në Prill.”

 

Shefi i diplomacisë greke vuri në dukje se Rama pranoi se Greqia është në të drejtën e saj bazuar në Konventën e të Drejtës së Detit, ashtu siç edhe vete Shqipëria veproi me Italinë në 1990.

 

“Vërej se të gjitha forcat politike shqiptare argumentojnë që çështja e shënjimit të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të Ligjit Ndërkombëtar Detar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbiseduesve tanë turq. Dhe është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se  Rama pranoi se Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë.”

 

Qëndrimet e Athinës zyrtare për Shqipërinë vijnë në kohën kur ajo ndodhet në një konflikt të hapur me Turqinë për të drejtat mbi ujërat detarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *