E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Marrëveshja paqësore, hap një perspektivë euro-atlantike për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu ka një mesazh në lidhje me reagimet dhe deklaratat e shumta që janë bërë nga ndërkombëtarët.

 

Reklamë

Ai ka thënë se ndërkombetarët janë shprehur skeptike në lidhje me qëndrimet që ndërkombëtarët kanëdhënë, ku ka veçuar mbështjetjen e SHBA-së e cila është shprehur e gatshmë për të diskutuar në lidhje me korrigjimin e kufinjve dhe mesazhin mbështetës që zoti Bolton ka dhënë.

 

“Ky është një rast, një shans “momentum” të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Jo çdo herë Uashingtoni, Bashkimi Europian janë të fokusuara për Kosovën për Serbinë apo për Ballkanin. Definitivisht mendoj që nëse arrijmë marrëveshje atëherë do të hapet një perspektivë e jashtëzakonshme për Kosovën por natyrisht perspektiva europiane edhe për Serbinë.”

 

Gjithashtu Hashim Thaçi është shprehur i sigurtë se ka mbështetjen e rajonit, në procesin e dialogut, duke përfshirë dhe angazhimet që u përmendën. Populli i Kosovës sipas tij është një tjetër mbështjetje e fortë që ai ka në këtë rrugëtim.

Më shumë intervista

Reklamë