Komisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Varhelyi shkruan se shpreson se kjo do të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë.

 

E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Varhelyi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.