Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokat Zhllima: Nga pikëpamja ligjore nuk duhet të ishte bërë ky pakt

13 Nëntor 10:43

Avokati Gylsen  Zhllima tha se nga ana ligjore nuk është dakord për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët.

I ftuar në studion e 7 pa 5 në Vizion Plus, avokati u shpreh se në Itali funksionon drejtësia dhe shteti, teksa shtoi se çdo shtet i BE-së ka sovranitetin e vet, por mund të gjobitet nga Bashkimi Evropian në moment të një kundërshtimi.

Zhllima: Në Itali funksionon shteti. Drejtësia italiane ka rezervat e veta sa i përket të drejtave të njeriut. Gjykata ka vajtur ka kërkuar mendim tek Gjykata e Drejtësisë Evropiane. Ajo gjykatë mund të kërkojë nga çdo Gjykatë e shteteve të BE të japin një opinion. A përputhet kjo marrëveshje mes shteteve të BE-së? BE-ja vetë nuk ka sovranitet, sovranitet kanë shtetet e Bashkimit Evropian. Çdo shtet ka sovranitetin e vetë, çdo shtet mund të marri çfarë do vendimi, por mund të marrësh ndëshkim nga BE, sepse është interes. Në shtetet sovrane, Kushtetuta është shumë e shenjtë

I pyetur nëse kjo marrëveshje me Italinë bie ndesh me BE, a do të ndikojë në anëtarësimin e Shqipërisë, avokati tha se shtetet duhet të kenë sovravitet. Më tej, Z. Zhllima theksoi se në vendin tonë, Kushtetuta është pronë e partive.

Zhllima: Në rast se dy vende bëjnë një ndryshim të marrëveshjeve, mund të ndodh. Qeveria shqiptare ka sovranitet. Qeveria italinane është shumë ndryshe. Shqipëria është vendi që ka kopjuar kodin e procedurës penale. Kushtetuta është pronë e PD, PS dhe LSI. Ne si popull duhet të kuptojmë që sovraviteti i përket popullit, ata janë shërbëtorë të popullit. Kur bënë ndryshime Kushtetute është shumë serioze, sepse është drejtësia.

Avokati Gylsen Zhllima deklaroi se nga ana ligjore ky pakt nuk duhet të ishte bërë.

Zhllima: Nga pikëpamja ligjore nuk duhet të ishte bërë kjo marrëveshje. Shqipërinë e kanë bërë pronë private. E marrim se prishet marrëveshja me Italinë, kush e paguan faturën? Populli shqiptar.  Nga ana politike Rama nuk është i penduar, sepse nuk i është prishur interesi i vetë.  Politika e Melonit që të qëndrojë në pushtet është të përdorë politikat e ekstremit të djathtë dhe në fund na tregon ne si shqiptarë që na bën si nder. Si ish-emigrantë unë nuk pranoj që ata të vinë të bëhen skllevër.

Marrëveshja Shqipëri-Itali

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë debate në të dy anët e Adriatikut. Ndërkohë, punimet përfunduan vetëm disa ditë më parë, 11 tetor 2024.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ndërsa qendra pritëse është në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministrat e Italisë dhe Shqipërisë mbetet në fuqi për pesë vjet, me mundësinë e zgjatjes nëse rezulton e suksesshme në reduktimin e barrës së emigranteve për Italinë dhe parandalimin nga përpjekja për të ardhur në Itali për disa prej tyre.

Ndërkohë, procedurat e transferimit dhe pritjes do të menaxhohen së bashku nga autoritetet italiane dhe shqiptare, me asistencën e organizatave ndërkombëtare aktive në zonë.

Qendrat do të ofrojnë jo vetëm strehim të përkohshëm, por edhe kujdes shëndetësor bazë dhe mbështetje ligjore për migrantët. Në bazë të rezultatit të kërkesave të tyre, personat e pritur mund të transferohen në Itali ose vende të tjera evropiane, ose të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës, nëse nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë.

Prandaj, funksionimi i qendrave shqiptare përfaqëson një pikë vendimtare për të ardhmen e politikës italiane të migracionit dhe në përgjithësi, për menaxhimin e flukseve migratore në Evropë./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
avokat zhllima marreveshja meloni rama Shqipëri – Itali Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

më shumë...

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e zjarrit

më shumë...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

më shumë...

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.