Subscribe

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit për Europën, Methju Palmer dhe i dërguari special i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak, theksuan se Uashingtoni dhe Brukseli ndajnë të njëjtin qëndrim sa i takon një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd. Në një konferencë për shtyp dy zyrtarët theksuan rëndësinë e njohjes reciproke.

I pyetur nga gazetarët për paralajmërimet e vazhdueshme të Aleksander Vucic se nuk do të njohë Kosovën i dërguari amerikan për Ballkanin tha se marrëveshja përfundimtare varet nga dy vendet.

 

MATTHEW PALMER

PERFAQËSUES PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja përfundimtare duhet të finalizohet me njohje reciproke. Bashkimi Europian duhet të nisë rrugëtimin për anëtarësim si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. SHBA-ja nuk është palë në procesin e dialogut, por jemi partner. Është vizioni ynë për të ardhmen e këtij rajoni. Palët duhet t’i adresojnë sfidat, t’i identifikojnë kompromiset që do të jenë të domosdoshme dhe të ecin përpara”

 

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i BE, Mirosllav Lajcak vuri në dukje se qëllimi kryesor i vizitës së tij në Prishtinë ishte përgatitja për takimin e dy udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

 

MIROSLLAV LAJÇAK

I DËRGUARI SPECIAL I BE PËR DIALOGUN

 

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Ekzistojnë mundësitë që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësitë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën.”

 

Një ditë më parë të dy përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit takuan së bashku kryetaren e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ku theksuan njëzëri nevojën e rikthimit të palëve në tryezën e bisedimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *