E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Marrëveshja e Prespës, javën e ardhshme në kuvendin grek

Marrëveshja e Prespës vazhdon të jetë tema kryesore në Greqi në radhët e opozitës dhe të qeverisë.

 

Së fundmi kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, ka bërë me dije se pas mbledhjes së partisë në pushtet SYRIZA, deri në fund të javës së ardhshme marrëveshja do të miratohet nga ligjvënësit grek.

 

Reklamë

Edhe pse opozita greke ka kërkuar që pushteti të mos shpejtojë ratifikimin, është në dorën e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit që të vendos nëse Marrëveshja do të shqyrtohet në një apo më shumë komisione dhe në një ose më tepër seanca.

 

Ndërkohë sipas mediave greke ratifikimi, ligjërisht mund të kalojë me më pak se 151 vota. Pra nevojitet që të ketë shumicë nga deputetët e pranishëm në votim. Megjithatë, Qeveria greke tenton të sigurojë shumicë absolute.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë