Pas Italisë tashmë sytë janë nga shteti tjetër Greqia, aty ku negociatat duken edhe më të vështira për shkak edhe të marrëdhënieve jo të qeta politike. Zëvendësministrja Olta Manjani tha se pas 30 vjetësh grupet mes dy vende u ulën në një tryezë bisedimesh teknike, por kjo marrëveshje kërkon vullnet politik.

“Për herë të parë në histori jemi ulur në tryezë me palën greke në vitin 2023. Janë bërë dy takime një në Athinë dhe një Tiranë. Kemi diskutuar teknikisht për skemën e pensioneve mes dy vendeve. Do të duhet shumë vullnet politik për ta shtyrë përpara. Pas dy takimeve, pala shqiptare ka gati grupin negociator dhe do t’i paraqesë autoriteteve greke kërkesën zyrtare për të filluar këto negociata. Nuk do të jetë e lehtë, por do t’ia dalim”,  u shpreh Manjani në Vizon Plus.

Lexo edhe :

Related Posts

Marrëveshja me Italinë krijon precedentin pozitiv se e njëjta marrëveshje mund të realizohet edhe me Greqinë, si vendi i dytë me numrin më të lartë të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej më shumë se dy dekadash. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *