E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Marrëveshja e Ohrit”, Veseli: Shqiptarët problemet etnike i zgjidhin me dialog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më të mëdha të shqiptarëve.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli shkruan se kjo ka dëshmuar se kombi shqiptar e do paqen dhe problemet i zgjidhë përmes dialogut.

 

Reklamë

“18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkombasit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën Euro-Atlantike të këtij shteti.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë