E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Marrëveshja Brexit kalon në votim, Theresa May rrezikon mposhtjen

Deputetët po përgatiten të votojnë nëse do të mbështesin apo jo marrëveshjen e Theresa May për largimin nga Bashkimi Evropian.

 

I ashtuquajturi “votim domethënës” do të bëhet këtë të martë, pasi debate pesë ditore mbi Brexitin kanë përfunduar.

 

Reklamë

Kryeministrja May ka bërë thirrje që politikanët të mbështesin marrëveshjen e saj ose të rrezikojnë të lënë njerëzit britanikë që të vuajnë.

 

Por pavarësisht thirrjeve të saj shumë deputetë të krahut të kryeminsitres May pritet që të bashkohen me partitë opozitare për të votuar kundër marrëveshjes. Gjë kjo që do të bëjë që kryeministrja May të mposhtet.

 

Marrëveshja Brexit përfshin kushtet në të cilat Britania e Madhe do të lërë Bashimin Europian.

 

Si pasojë e tërheqjes një pjesë e madhe e kapitalit të bankave dhe kompanive të mëdha britanike ndonëse marrëveshja nuk është miratuar, ka dal jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë