Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pritet që të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping si dhe udhëheqësit e Gjermanisë dhe krahun ekzekutiv të Bashkimit Evropian, për të diskutuar marrëdhëniet shumëpalëshe midis Evropës dhe Kinës, tha një zyrtar i presidencës franceze.

 

Takimi pritet që të zhvillohet me 26 mars dhe bisedimet do të përqendrohen në tregtinë, klimën dhe marrëdhëniet Kinë-Europë, tha zyrtari. Franca kërkon një qasje më të koordinuar të BE-së ndaj Kinës, në vend të vendeve anëtare që përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe.

 

Takimi vjen në një kohë kur BE po peshon një strategji më mbrojtëse mbi Kinën, të nxitur nga ngadalësia e Kinës për të hapur ekonominë e saj, blerjet kineze në sektorët kritikë dhe një ndjenjë në kryeqytetet evropiane se Pekini nuk është i hapur për tregti të lirë.

 

Macron, të enjten në samitin e liderëve të BE në Bruksel, foli për një “zgjim evropian”, pasi Kina po kërkon të prodhojë produkte të sofistikuara që do të konkurrojnë me ato të bëra në Evropë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *