Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë vetëm 14 vjeçe.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orenjë të Librazhdit dhe i arrestuari është Alban Toma, 21 vjeç, banues në këtë fshat.

 

Ndërsa banorët e zonës deklarojnë se të rinjtë kanë pasur llidhje intime pasi ishin parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Ndërkohë marrëdhënien e tyre e kanë zbuluar prindërit e vajzës me iniciale F.H 14-vjeçe. Edhe pse gjithçka ka ndodhur me dëshirë, 21-vjeçari është arrestuar, pasi ai ka ndjekur të miturën në kushtet, në të cilën ajo ndodhet dhe për shkak të moshës, e ka mashtruar dhe abuzuar me të lehtësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *