Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është një tjetër nga reagimet e sulmit ndaj banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala..
Sipas njoftimit të Prokurorisë, kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.
“Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”.





