E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mark Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale

Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida.

Ata  kanë diskutuar për një sërë çështjes të sigurisë globale, bëri me dije aleanca veriatlantike nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare.

Reklamë

Përveç se me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Rutte dhe ekipi i tij  u takuan gjithashtu  edhe  me kongresmenin mike Waltz, i cili është zgjedhur nga Presidenti amerikan për të qenë këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.

Pasi  Trump  fitoi  zgjedhjet Presidenciale, Rutte ka shprehur dëshiren  për të diskutuar  me të kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trump si President. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë