E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Mark Marku: Kemi 4 mandate në Lezhë, jemi parti fituese

Kandidati i PD për Lezhën, Mark Marku deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se demokratët kanë fituar katër mandate në Qarkun e Lezhës.

 

Përballë moderatorëve Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Marku tha se PD mund të sigurojë edhe një mandat të pestë, varësisht si ecën numërimi i votave.

 

Reklamë

“Kemi mbyllur procesin e numërimit të votave në Mirditë dhe PD ka fituar me 1.045 vota. Një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Kemi fituar pothuajse në të gjitha qendrat e votimit në qytete. Në Laç jemi shumë mirë, mbi një mijë vota. Në Lezhë në të gjitha qendrat e votimit, me përjashtime të rralla, jemi parti fituese, me këtë projeksion, mandatin e katërt e kemi siguruar që tani, por kemi edhe 5-6 mijë vota mbi mandatin e katërt. Ka edhe shumë vota të pavlefshme, do të numërohen edhe votat e LSI. Kemi mundësi edhe për mandatin e pestë, por pushteti lokal është përfshirë në shitblerje masive votash dhe na është djegur për këtë arsye. Mandati i tretë për PS nuk dihet, ka ende vota për të numëruar.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë