E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mario Përlleshaj dërgohet në “burg”, autori i vrasjes së 14-vjeçarit do të qëndrojë në Institutin e të Miturve në Kavajë

Mario Përlleshaj, i mituri që vrau bashkëmoshatarin e tij duke e goditur gjashtë herë me thikë, u dërgua në Institutin e të Miturve në Kavajë.

Tashmë ai do të qëndrojë në seksionin e paraburgimit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Penale të kryeqytetit.

Reklamë

Më herët gjatë ditës mjeku që e kuroi autorin e dyshuar të vrasjes refuzoi t’i japë Drejtorisë së Burgjeve epikrizën dhe fletën e daljes nga spitali privat.

Për të dytën ditë një grup i përbërë nga pesë persona, pjesë e një komisioni të ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve shkuan në spitalin privat ku mbahej Mario Përlleshaj.

Reklamë

Të hënën mjeku Dritan Todhe, nuk ua vendosi në dispozicion fletën e daljes së të miturit, ndaj të cilit është caktuar masa arrest në burg.

Edhe këtë të martë prej orës tetë të mëngjesit komisioni i burgjeve u paraqit në spital, por hasi me rezistencën e mjekut, që duhet të lëshonte dokumentin i cili provon se Përlleshaj është në gjendje të qëndrueshme fizike.

Nga drejtoria e Burgjeve, por edhe nga Ministria e Drejtësisë, Vizion Plus mësoi se mjeku nuk dha arsye për vonesat.

Martin Cani humbi jetën nga goditjet e thikës pak moment pasi mbërriti i plagosur në spital./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë