Një komision i Parlamentit Evropian i hapi rrugën sot heqjes së imunitetit parlamentar të Marine Le Pen, kërkuar në kuadër të një hetimi për publikimin nga presidentja e Frontit Kombëtar të fotove të grupit të Shtetit Islamik në Twitter.

 

Eurodeputetët e Komisionit “Çështjet Juridike” janë shprehur në favor të heqjes së këtij imuniteti, kërkuar nga drejtësia franceze.

 

Të gjithë deputetët do të shprehen të enjten për këtë çështje.

 

Heqja imunitetit të kandidates në zgjedhjet presidenciale franceze është kërkuar nga prokuroria e Nanterres, që ka nisur një hetim gjyqësor kundër saj për publikimin e imazheve të dhunshme.

 

Mbrojtur nga mandati i saj evropian, Marine Le Pen kishte refuzuar një thirrje të policisë për këtë hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *