E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Mariola dhe Jurgen Kaçani në një rrëfim ndryshe në “Vizioni i Pasdites”, si është marrëdhënia e tyre jashtë muzikës

Mariela dhe Jurgen Kaçani vëlla dhe motër në jetë por “çift” në skenë kanë qenë dy të ftuarit e së hënës në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun kanë rrëfyer në Vizion Plus anën e panjohur të tyre, atë se si nisi rrugëtimi dhe marrdhëniet mes tyre si vëlla dhe motër jashtë skene.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Shumë vite përkrahë njëri-tjetrit dhe në muzikë. Sa vite janë bërë bashkë në skenë?

Reklamë

Jurgen Kaçani: Diku te 12-13 vite. Nëse flasim nga festivali i fëmijëve janë diku te 20 vite.

Mariola Kaçani: Edhe unë dhe Jurgeni të njëjtin hap kemi ndjekur.

Jurgen Kaçani: Mariola doli më përpara se ishte më e madhe.

Brikena Prifti: Ishin prindërit ata që u shtynë apo talenti?

Mariola Kaçani: Talenti në radhë të parë, por edhe nga ana e babit, ai e ka patur ëndërr muzikën.

Jurgen Kaçani: Normalisht edhe mbështetja.

Brikena Prifti: Jurgeni e ka patur më të lehtë duke patur motrën përpara?

Jurgen Kaçani: Patjetër. Mariola më dha një dorë të madhe, por atë dorë unë duhet ta shtrëngoj fort.

Brikena Prifti: Si ka qenë Jurgeni në këtë rrugëtim professional?

Mariola Kaçani: Jurgeni pavarësisht faktit se ka patur nëj dorë, ka ditur të punojë dhe përpunojë atë talent që ka. Jurgeni është prej punës dhe talentit.

Brikena Prifti: Puna e vështirëson raportin apo jo?

Jurgen Kaçani: Jo përkundrazi.

Mariola Kaçani: Gjëra të vogla do ketë, por ne të dy komportohemi mirë me njëri-tjetrin.

Brikena Prifti: Cila mendoni e ka bërë raportin tuaj të ngushtë?

Jurgen Kaçani: Ndoshta është kultura që kemi marrë nga prindërit. Duke mbështetur njëri-tjetrin.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë