Kur thua Sezon turistik nuk duhet menduar vetëm deti dhe turistët përgjatë bregdetit. Vlora ofron mundësitë e shumta edhe për turizmin kulturor. Ministrja e kultures Elva Margariti e pranishme në Vlorë ka zhvilluar një takim me operatore turistike që operojnë në Vlorë.

 

Krijimi i mundësive për turistët gjatë sezonit apo fundjava për më shumë informacione dhe zhvillimin e turizimit kulturor dhe investimin e biznesve në turizmin kulturor. Promovimi i turizimit kulturor dhe vendeve që mbartin vlera të rëndësishme kulturore është ajo çfarë duhet kërkuar në bashkëpunimin me operatoret turistike dhe bizneset.

 

Investimi në turizimin kulturor është një promotor zhvillimi, aq më shumë për Vlorën, për mundësitë dhe vendet që ka për tu vizituar dhe promovuar. Vlora ka fatin që ka mjaft asete dhe mundësi promovimi dhe zhvillimi të turizimit, jo vetëm atë të bregdetit, por edhe të zhvillimit dhe promovimit të turizimit kulturor, me Vlorën qe është një potencial i rëndësishëm turistik.

 

Disa parqe arkeologjike janë pjesë e rëndësishme e promovimit dhe zhvillimit të turizimit në qarkun e Vlorës, ndërsa kreu i DRKK Vlorë Orges Feimi ka kerkuar nga bizneset dhe operatoret turistike,pranine e tyre ne zhvillimin e turizimit kulturor dhe pranine ne projektet mbi evidentimin e zonave historike dhe kulturore të Vlorës

 

Ministrja e Kulturës Elva Margaritri ka zhvilluar takime edhe ne disa prej institucioneve te qytetit en Vlore si Posta dhe ALUZINI, ndërsa është ndaluar dhe ne muret e xhamise se tabakeve në Vlorë, një nga zbulumiet e fundit arkeologjike e Vlorë, gjatë punimeve për qendrën historike të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *