Subscribe

Pas debateve të shumta rreth rijetizimit te qytetit të Gjirokastrës, Ministrja e Kulturës Elva Margariti e mbrojti projektin e kalldrëmeve duke thëne se ndërhyrja ishte e domosdoshme. E thirrur ne komision ministrja e kulturës tha se procesi i punës për vendosjen e kalldrëmit është mjaft delikat, ndërsa nuk dha një date për mbylljen e punimeve.

 

 Në qafën e pazarit janë restauruar 8 blloqe, 5200 m2, fondi ka kushtuar 138 milion lekë m rehabilitimin e rrjetit te kanalizimeve, energjinë elektrike dhe kalldrëmet. Ka sjell goxha debat në 2019, në Gjirokastër që është motor turizmi e pamë të nevojshme, ka sjell disavantazhe, isha vetë atje dhe e ndoqa nga afër, janë të gjithë të sensibilizuar dhe kjo është një e mirë ë përbashkët dhe një investim i nevojshëm. Nuk ka asnjë aspekt teknik për të gjithë polemikat për vendosjen e kalldrëmeve dhe kanalizimeve. Nuk jam e shqetësuar per efektin e kohës, por duhet te vendosim dis indo point për të informuar banorët për ecurinë e  punimeve. Nuk është kthyer problematikë pasi shumë turistë ndalojnë për të ndjekur mjeshtrin e vendosje se kalldrëmeve sepse ne vendet e tyre nuk e kanë ndeshur ndonjëherë.

 

Margariti konfirmoi se janë listuar nje sere monumentesh te tjera te kulturës qe do te rikonstruktohen per tu shndërruar ne destinacione turistike qe gjenerojne te ardhura.

 

Pjesa e arkeologjisë ka nje element te shtuar që është pjesa e menaxhimit dhe mirëmbajtjes. Për sitet arkeologjike duhet te kemi në fokus zbulimin, dokumentimin, mirëmbajtjen dhe planin e menaxhimit. Ne kemi vazhduar për punën e  restaurimit dhe puna në 2018 ka qenë identifikimi i tyre, ku shumica ka qenë banesa. Ne kemi zgjedhur ato monumente që do kane një potencial për tu kthyer ne aktivitet ekonomik.

 

Ne mbyllje te raportimit ministrja e kulturës sqaroi se në fillim  të muajit maj do të prezantohet edhe nje kalendari i aktiviteteve qe do te organizohen këtë vit edhe me mbështetjen e Ministrisë se Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *