Aktorja e mirënjohur, Margarita Xhepa, ka marrë sot një titull shumë të rëndësishëm për karrierën e saj artistike. Krahas titujve “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dhënë sot aktores urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kujtojmë se urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një titull që u jepet personazheve që kanë dhënë kontributin e tyre në Republikën e Shqipërisë.

 

Këtë lajm e ka bërë të ditur mbesa e aktores, Tergita Gusta, e cila ka postuar një foto në Facebook dhe bashkangjitur me të shkruan: “Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” sapo i shkoi gjyshes time nga z. President”.

 

Ky është vërtet një moment i veçantë për to dhe Margarita vërtet e ka merituar këtë titull. Aktorja ikonë ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe mbi 20 role në kinematografi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *