Fitore e vështire, por e çmuar e Real Madrid ne javën e 35 te kampionatit spanjoll. Skuadra Los Blankso mposhti 2 me 1 ne shtëpi Valencian, duke vijuar kryesimin e kampionatit. Në Bernabeu për të zotët e shtëpisë nuk ishte aspak një shëtitje. Miqtë i shkuan shumë afër golit që në fillim me anë të Santi Mines, por në fillim reagoi mire portieri madrilen dhe me pas në tentativën e dytë topi shkoi ne shtylle. Megjithatë loja e Realit në vazhdim erdhi në ngritje, derisa arritën të kalojnë ne avantazh me anë të një goditje me koke të Kristiano Ronaldos. Në pjesën e dytë protagonist ishte sërish ylli portugez, i cili këtë herë gaboi duke mos shënuar dot nga pika e bardhe e penalltisë, golin që do t’i kishte dhëne qetësinë maksimale skuadrës. Miqtë më pas befasuan në minutën e 82 kur kapiteni i Valencias, Pareho barazoi rezultatin me nje goditje dënimi të shkëlqyer. Frika e një dështimi që mund t’i kushtonte rende ne garën për titullin Realit, u shua në minutën e  86 kur Marcelo me një gjuajte nga jashtë zonë shënoi golin e fitores së çmuar për skuadrën e Zidanë.

 

Ne Angli, Leicester mori nje fitore te çmuar 1 me 0 ne transferte kundër Wba ne javën e 35 te Premier League. Goli i xhemi Vardy ne minutën e  43 i dha mundësinë kampioneve ne fuqi të Anglisë, që të ngjitet ne 40 pike dhe të sigurojnë mbijetesën.

 

Në Francë, Monaco mori një fitore te çmuar kundër Tuluz 3 me 1 në ndeshjen e javës së 35. Toivonen befasoi skuadrën e Principatës fillimisht, por reagimi i vendasve ishte fantastik duke përmbysur rezultatin me golat e Klik, Mbape dhe Mendi. Monaco ka 83 pike ne vendin e parë, 3 më shumë sesa Psg që luan nëse në fushën e vështirë të Nises.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *