Subscribe

Rrugëtimi i Maratonës “Këngë Moj” nëpër Shqipëri vijon, e ndalesa e radhës ishte Skrapari.

 

Mbrëmja e së enjtes mblodhi në sheshin kryesor të Çorovodës qindra qytetarë për të shijuar përreth dy orë muzikën më të mirë popullore dhe qytetare nga emrat më në zë të skenës.

 

Të ardhur jo vetëm nga Skrapari, por dhe nga zonat përreth qytetarët kërcyen e kënduan së bashku me artistët hitet e reja dhe këngët më të njohura të folklorit shqiptar. Për ta organizime të tilla janë të domosdoshme në qytetet e tyre.

 

Ky produksion i “Vizion Plus” u organizua dhe zhvillua nën kujdesin e bashkisë së Skraparit dhe kreut të saj, Adriatik  Mema.

 

Ndalesa e radhës së maratonës këngë moj është qyteti i Kavajës, në datë 21 gusht dhe Vlora më datë 22 gusht.

 

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës në Skrapar, do të kenë mundësinë ta ndjekin të martën në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *