Subscribe

Pas suksesit të spektaklit muzikor në ekranin e “Vizion Plus”, një kast me artistët më të njohur e më të suksesshëm për publikun, kanë zgjedhur t’i bashkohen këtij eventi, i cili do t’i japë gjallëri jetës muzikore dhe sezonit turistik, jo vetëm në bregdet por në të gjitha sheshet e qyteteve më të rëndësishme të vendit.

 

“IRMA LIBOHOVA

KËNGËTARE

Të përcjellësh emocione tek spektatorët, sidomos në këtë situatë ku muzika është e ndaluar, është emocion i veçantë. Nuk jemi vetëm ne, por dhe publiku që duan festa masive, festa të kësaj përmase. Kam marr pjesë që nga fillesat e para dhe do ta ndjek deri sa kjo maratonë të përfundojë.”

 

“AUREL THELLIMI 

KËNGËTAR

Është kënaqësi sepse e startojmë në qytetin më të bukur, në bregdetin shqiptar, në një ambient të ngrohtë dhe është një prioritet që do të fillojë jeta, është një mesazh që vjen nga qyteti i Vlorës i pari.”

 

“DENISA GJEZO

KËNGËTARE

Pse është bukur? Se kënaqësinë ta jep vetëm “Maratona e Këngë moj’, publiku kudo që ne performojmë dhe kjo është gjë e bukur.”

 

“BLERINA BRAKA

KËNGËTARE

Jam pjesë e maratonës, shpresoj të jem çdo puntatë dhe sigurisht duhet te jem prezente.”

 

“MAYA ALIÇKAJ 

KENGETARE

Pikë së pari, më ka marrë malli për vlonjatët e mi, mezi po pres të këndoj për të gjithë shqiptarët.”

 

 

Organizuar nën kujdesin e Bashkisë Vlorë dhe kryetarit të saj, Dritan Leli, ky produksion i “Vizion Plus”, ia ka dalë të mbledhë mijëra qytetarë, por edhe pushues në Vlorë, të cilët nuk reshten së kërcyeri dhe shoqëruari këngëtarët në hitet e tyre muzikore.

 

Qytetarët:

 

“Shumë bukur

 

Po gëzohem shumë, sidomos “Këngë moj” e ndjek gjithmone

 

Po kënaqem. Vij nga Amerika. Shumë bukur.

 

Shumë bukur është. Jemi nga Kosova. Kemi ardhur për pushime.

 

Na pëlqen shumë. Deri neë fund do ta ndjekim.”

 

Emra të suksesshëm e të dashur për publikun, janë ngjitur në skenën e “Maratonës Këngë Moj”, deri në orën 22:00, kur konform rregullores së pandemisë, organizatorëve iu është dashur të ulin siparin e koncertit.

 

Gjithsesi, mijëra fansa e spektatorë qëndruan deri vonë pranë skenës, duke kërkuar të realizonin foto me artistët e tyre të preferuar.

 

Kjo ka qenë tabloja e kësaj nate të veçantë në këtë qytet, ku pushues e vlonjatë kanë perjetuar një natë ndryshe falë “Maratonës Këngë Moj”, e cila vjen si një spektakël i freskët që promovon turizmin, një projekt që gjallëron jetën artistike, atë çka ka nevojë teleshikuesi në këtë sezon veror.

 

Ndalesën e radhës, “Maratona Këngë Moj” e ka në 19 korrik në Elbasan, ndërkohë që mbrëmja vlonjate do të transmetohet në ekranin e “Vizion Plus”, të mërkurën, në 21 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *