E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Maratona “Këngë Moj” ndez Tiranën/ Mbyll rrugëtimin eventi më i madh muzikor i verës

Maratona “Këngë Moj” i dha fund mbrëmjen e djeshme rrugëtimit të saj.

E ku tjetër përveçse kryeqytetit tonë, Tiranës do të mund të bëhej mbyllja e këtij eventi të jashtëzakonshëm muzikorë.

Reklamë

Emrat më të njohur të muzikës zgjodhën që t’i bashkohen publikut artdashës kryeqytetas në mbrëmjen e fundit për këtë sezon në Amfiteatrin e Tiranës.

Dhe përkrahja e publikut nuk mungoi, duke shoqëruar përgjatë gjithë mbrëmjes me kërcime dhe duartrokitje të preferuarit e tyre, ashtu sikurse ka ndodhur përgjatë këtij rrugëtimi në çdo shesh të Shqipërisë.

Reklamë

Vizion Plus dhe Promotor, sollën për javë me radhë eventin më të rëndësishëm muzikor i verës, i cili ndezi sheshet e Shqipërisë, duke mbledhur në to me mijëra njerëz. Tingujt e muzikës më të mirë shqiptare të përcjellë përmes zërit të këngëtarëve më të spikatur të saj shoqëruan mbrëmjet qytet pas qyteti shpesh duke sfiduar edhe “kapriçot” e motit.

Vizion Plus, do të vijojë të sjellë tek ju këtë atmosferë përmes transmetimin të Maratona Këngë Moj çdo të mërkurë e të diel ora 21:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë