Sonte në mbrëmje luhen dy takimet e mbetura të fazës së 1/8 të Champions League sa i takon xhiros së parë të dueleve.

Spikat përballja e Diego Armando Maradonës mes Napolit dhe Barcelonës, dy klube që për koincidence kanë qenë pjesa më e rëndësishme e historisë futbollistike të legjendes që sot mban emrin e stadiumit të skuadrës italiane.

Napoli është në krize rezultatesh dhe jo vetëm.

Kampionet e Italisë sapo kanë bërë ndërrimin e radhës në stol duke larguar Valter Mazarrin e duke emëruar Francesko Calzonan, trajneri actual i përfaqësues së Sllovakisë, i cili gjithsesi e njeh mirë ambientin napoletan pasi ka punuar më herët.

Vendasit mund të mbështeten te rikthimi në majë të sulmit i Viktor Osimhen, i cili do të mbështetet nga Politano dhe Kvaratshkelian në skemën 4-3-3.

Ndërkohe Barcelona shumë larg diskutimit titull në Spanjë, fokusin kryesor do ta ketë në Champions.

Megjithatë katalanasit mund të mbështetn te 4 ndeshjet e mira radhazi me 3 fitore dhe 1 një barazim.

Cavi rikuperon të dëmtuarit Serxhi Roberto dhe Joao Felix, të cilët gjithsesi pritet ta nisin nga stoli ndërsa konfirmohen nga minuta e parë në fushë Lamine Jamal dhe Pedri.

Interesante edhe ndeshja tjetër mes Portos dhe Arsenalit që do të luhet në “Do Dragao” në Portugali. Janë dy ekipe që kanë stil të lojës ofensive ndaj edhe pritshmëria për një ndeshje të bukur dhe me gola është e madhe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *