Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta...

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të kthehet në...

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në Greqi

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit...

Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim...

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari...

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan në javën...

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i...

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë përpara Kuvendit

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”: Si po...

Maqedonia, ora zero

Nga Gerta Banushi
Gazetare
17 Janar 12:37

Njeriu i cili prej 24 vitesh është marrë me çështjen e emrit të Maqedonisë, Methiu Nimiç, sot do të ulet në tryezë me përfaqesuesit e dy vendeve, diplomatin nga Greqia Adhamandio Vasilaki dhe atë nga Maqedonia Vasko Naumovski.

 

Të dy këta diplomatë janë ambasadorët e vendeve respektive në SHBA.

 

Megjithëse diplomatit amerikan, ndërmjetësuesit të posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i janë dashur plot 24 vite për të studiuar e negociuar rastin e emrit të Maqedonisë, sot ai është më afër se kurrë zgijdhjes së emrit, pasi tashmë ka një vullnet politik nga të dyja anët e kufirit dhe një optimizëm për zgjidhjen përfundimtare.

 

Javët e fundit të dy kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev janë shprehur optimistë për gjetjen e një emri “erga omnes”, për të mirën e të dy vendeve.

 

Të dy liderët kanë akuzuar qeveritë e mëparshme, se prej tyre kanë trashëguar të zvarritur këtë çështje, e cila është pengesë për perpektivën dhe politikat e tyre.

 

Me zgjidhjen me konsensus të emrit kushtetues të Maqedonisë, Greqia përforcon rolin e saj kyç në Ballkan, rolin e një fqinjësie të mire, të stabilitetit politik dhe ekonomik në rajon. Ndërkohë që Maqedonisë i hapet shtegu për t’u anëtarësuar në strukturat euroatlantike.

 

Për hir të interesave të secilës palë, negociatat e sotme duhet të sjellin një emër të pranueshëm, atë togfjalësh i cili nuk do të jetë më molla e sherrit mes fqinjëve, atë togfjalësh, i cili pa fjalën “Maqedoni” nuk ka kuptim për maqedonasit dhe është krejtësisht absurd dhe i patolerueshëm për grekët.

 

Deri pak ditë më parë Methiu Nimiç i qëndronte besnik vendimit të tij se nuk do tu propozonte një emër të ri dy negociatorëve. Por vetem dje, pak orë përpara takimit në Nju Jork, ai bën publik vendimin se në tryezën e bisedimeve ai do të parashtrojë propozimin e tij duke pritur një konensus mes palëve dhe termi “Maqedoni” është I paevitueshëm.

 

Gjatë këtyre muajve kanë qarkulluar shumë emra të mundshëm. “Vardarska”, propozon Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kamenos, “Republika e Maqedonisë së re” propozon ish-ministri i jashtëm grek Theodoros Pangalos, jo emrin “Sllavomaqedoni” këmbëngulin shqiptarët, e kundër fjalës “Maqedoni” është shprehur dhe Sinodi i Shenjte në Greqi.

 

E kështu e gjitha kthehet në një lojë fjalësh. E rëndësishme është të gjendet diçka e cila të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Nje emër i cili nuk do të krijojë më lapsuse e incidente diplomatike, një emër kuptimplotë, i lehtë e aspak artificial e i sajuar e as kilometrik që përfundon në një akronim bashkëtingëlloresh.

Duhet një emër që Greqia të mos kërcënojw me veto, një emër që të ruajë identitetin e maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

 

Mathiu Nimic ka plot 24 vite që gjendet mes dy zjarreve, për një fjalë. Maqedonia dëshiron të diskutojë për këtë çështje si partnere me Greqine, ndërkohë që Greqia po vepron me një diplomaci të maturuar muajt e fundit në politikën e jashtme.

Ajo po negocion me Maqedonine, ftoi një President turk në Athinë pas 64 vitesh, po ulet në tryezë për çështje të pazgjidhura me Shqipërinë.

Ministri i Jashtem grek Kotzias ka deklaruar se nuk “duhet të kemi armiq, se çdo problem është i zgjidhshëm me anë të diplomacisë dhe Kryemnistri Cipras e konsideron zgjidhjen e emrit të Maqedonisë një sfidë gjeopolitike dhe ekonomike të Greqisë.

 

Sido të jete emri i rënë dakord, mbetet per t’u parë a do të ketë referendum në dy vendet apo do të kalojë me miratim në Parlament, a do të zgjdhen derivatet e çështjes së emrit siç janë figurat kombëtare, simbolet, emrat e aeroporteve, monumentet e kulturës, librat e shkollës.

 

A do të rishikohet historia dhe sa do të ruhet identiteti?

 

Të gjtha këto pikëpyetje mbeten për t’u parë pas takimit të sotëm, një ditë e vështirë ku të gjithë i kanë kthyer sytë nga Nju Jorku.

Me sytë përtej oqeanit është drejtuar me kureshtje i ndarë më dysh dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë. I cilës Maqedoni?

Posted Under:
Opinion Rajoni
Tagged:
Emri Greqi Maqedoni

Nga e njëjta kategori

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime në Beograd

më shumë...

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra pre e një atentati në Athinë, flet 55-vjeçari shqiptar

më shumë...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

më shumë...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 euro bonus për administratën dhe pagë minimale 1,000 euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

5:48

Rënia e flokëve, çfarë funksionon vërtet për...

5:47

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në...

5:28

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët...

5:13

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë...

5:10

Hoxha takim me të Dërguarin Special të...

5:01

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

4:46

Sshenjat e horoskopit që hyjnë në një...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:09

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb...

4:05

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe...

3:37

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan...

3:34

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është...

3:32

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë...

3:20

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”:...

2:54

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht...

2:48

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është...

2:45

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.