E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 00:20 Në vijim ora 00:20: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedonia e Veriut regjistron numrin më të lartë të të infektuarve që prej 16 prillit

Maqedonia e Veriut regjistron numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19 në një ditë që prej 16 prillit. Në 24 orët e fundit, shteti fqinj raportoi 40 raste të reja me Covid-19, shkon në 1898 numri i të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për shtim të kujdesit ndërkohë që lehtëshen masat kufizuese.

Po ashtu, këtë të enjte u raportua edhe një rast vdekjeje nga Covid-19, duke i çuar në 111 viktimat. Gjithsej, 1378 persona ia kanë dalë të shërohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë