E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima me koronavirus vetëm gjatë ditës së sotme

Medical staff evacuates a patient potentially infected with COVID-19 by ambulance to the City General Hospital in Skopje on June 9, 2020. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP)

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirusin e ri dhe 15 të vdekur, shifër kjo më e lartë në tetë muajt e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Numër më të madh të të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja.

Të dhënat e bazohen në testimin e 7,483 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat të Maqedonisë së Veriut.

Reklamë

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së martë, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga paraqitja e pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 veta.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore gjendjen epidemiologjike e kanë vlerësuar stabile përkundër rritjes së rasteve në dy ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë edhe të martën ka bërë thirrje për zbatimin e masave kundër pandemisë, tani në prag të festave të Krishtlindjeve Ortodokse. Veç kësaj, dikasteri i shëndetësisë ka apeluar për vaksinim, që mbetet në nivele të ulëta.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht me nga dy doza është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë, apo mbi 810,000 persona./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë