Rajoni
Maqedonia e Veriut regjistroi sot numrin më të lartë të të infektuarve me COVID

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të mërkurë 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që prej fillimit të pandemisë.
Në Shkup shënohet numri më i lartë i të prekuve, me 249 raste.
Në total, kanë ndërruar jetë 809 pacientë, ndërsa janë shëruar 16,591 persona. Deri më tani, raste aktive janë 4,236.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka ardhur kryesisht nga manifestimet dhe ahengjet e ndryshme brenda familjeve, nga kafenetë dhe mosrespektimi i masave.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




