E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Rajoni

Maqedonia e Veriut raporton sot 4 viktima dhe 135 të infektuar me COVID

4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë konfirmuar edhe 135 raste të reja me COVID. Viktimat ishin nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Autoritetet shëndetësore deklaruan se këtë të martë janë shëruar 142, duke e çuar në total numrin e njerëzve që kanë fituar betejën me virusin në 4468.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave në total ka arritur 389, ndërsa ai i të infektuarve në 8332.

Vazhdo të lexosh

Reklamë