E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez/ Reagon presidentja e KE-së: Ishte një mundësi historike

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

 

 

‘Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.’- shkruan, Von der Leyen..’- shprehet Von der Leyen.

Reklamë

 

Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës. Opozita u largua nga salla e Kuvendit para se të niste votimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë