Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti,  tha pas votimit  se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, pasi vendi po hap një faqe të re, atë të antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.


ALI AHMETI
KRYETAR I BDI

Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçante, për rajonin, paen, stabilitetin. Tani po hapim një faqe të re në historinë e këtij vendi për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian…

Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëri të ditur për mediat se deri në orën 12.30, kanë votuar 15% e 1.8 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Më e ulët pjesëmarrja është në njesinë e 6 zgjedhore, që përfshin Tetovën, Gostivarin, një pjesë të Kërçovës dhe Dibrës ku garojnë Shqiptarët.

OLIVER DERKOVSKI
KRYETAR I KSHZ

“Në njësinë e gjashtë zgjedhore është shënuar rënia më e lartë e pjesëmarrësve në votime me 6.04 përqind. I bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të jenë të sigurt se janë krijuar të gjitha kushtet për votim të sigurt për shëndetin e qytetarëve dhe pë rata që janë të angazhuar në organizimin e këtij procesi zgjedhor.”

Por ndonëse procesi zgjedhor përgjihtësisht ka qenë i qetë, policia e vendit fqinj ka arrestuar një person, për shkelje të rendit dhe qetësisë në Shkup, në një shkollë fillore.

Janë 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e parlamentit të ri.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 21, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. 89 përfaqësues të ODIHR-it dhe qindra vëzhgues të tjerë të organizatave joqeveritare vendase, po monitorojnë procesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *