Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për antarësimin e Maqedonisë në NATO, si një arritje e qëllimeve strategjike të vendit.

 

Me anë të një deklarate për shtyp nga presidenca e vendit fqinj, Ivanov thekson se “për fat të keq, ky hap historik vjen pas ndryshimit të emrit, gjë e cila do të shkaktojë dëme të përhershme në interesat kombëtare të Maqedonisë”.

 

Diplomatët përfaqësues të 29 vendve antare nënshkruan dje protokollin për antarësimin e vendit në NATO.

 

Tashmë antarët e anealncës do të duhet të ratifikojnë dokumentin sipas procedurave kombëtare te cdo vendi.

 

Ministria e jashtme greke dorezoi te merkurren ne mbremje ne parlament projektligjin per protokollin e Maqedonise per antaresim ne NATO, dhe të hënën pritet votimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *