Maqedonia e Veriut shkon drejt pranimit te propozimit francez për gjetjen e një zgjidhjeje me Bullgarinë.

 

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevskit tha pas takimit me partnerët e koalicionit qeverisës se vendi i tij gjendet një pozitë të volitshme dhe se po shkohet drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Bashkë me partnerët e koalicionit, sot shqyrtuam propozimin francez. Mbledhja e sotme është e para nga mbledhjet e shumta që do t’i zhvillojmë. Pozita ku ndodhemi është e volitshme për ne. Para nesh kemi nje propozim që ngërthen në vete propozimet dhe vërejtjet tona.

 

Kovaçevski sqaroi se pranimi i qartë i gjuhës maqedonase dhe përjashtimi i protokollit nga korniza e negociatave janë dy elementet që janë të qartë në propozimin e presidencës franceze.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Gjuha maqedonase është pranuar në propozim dhe nuk është përfshirë protokolli. Propozimi është një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz ndaj mundësisë se vendit tone.

 

Kovaçevski paralajmëroi një proces të gjerë konsultativ me presidentin, parlamentin, me opozitën, shoqërinë civile dhe median për transparencë të plotë.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Procesin do ta vazhdojmë me presidentin, në kuvend, me opozitën dhe me sektorin joqeveritarë. Gjatë bisedimeve kemi mbrojtur interesin e vendit tone.

 

 

Arritja e një marrëveshjeje do të lejonte Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mbanin konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *