Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë me shtetet e rajonit, pa kryer testin virologjik me metodën PCR, i cili tregon nëse virusi është aktiv. Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është miratuar këtë të martë.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshihen vendet si Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se vendimi për hapjen e kufijve, pa testin PCR, ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve, duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *