Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare, teksa paralelisht po mbahet edhe fushata për zgedhjet presidenciale.

Lidhur me këtë temë në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, analisti Arben Ratkoceri ka dhënë komentet e tij.

Roland Zili: Sot nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit: si e lexoni ju paraqitjen e partive dhe koalicioineve në garë e sidomos të faktorit shqiptar?

Ratkoceri: Fushata ka filluar që më herët, sot ka filluar zyrtarisht. Më 24 prill janë zgjedhjet presidenciale ku dy blloqet politike kryesore shqiptare kanë kandidaturat e tyre. Bujar Osmani, ministër aktual i Punëve të Jashtme i BDI dhe zoti Taravari, aktualisht kryetar i Gostivarit.

Roland Zili: A po ndikon në këto zgjedhje aktivizmi politik i Vetëvendosjes?

Ratkoceri: Për mendimin tim është një nga implikimet më të dëmshme që i është bërë shqiptarëve të Maqedonisë. Implikime ka pasur cdo herë, por jo në këtë formë aq të drejtpërdreëjtë nga qeveria e Kosovës. Beteja e madhe në Maqedoni bëhet mes dy blloqeve, social-demokratëve dhe konservatorëve të VMRO-DMPNE, e cila kur u votua në KiE për anëtarësimin e Kosovës, përfqaësuesi i VMRO-DPMNE përkrahu kërkesën e Vuçiç nuk shkoi fare në seancë për ta mbështetur Kosovën. Ndërkohë përfaqësuesi i socialdemokratëve ka votuar në favor të Kosovës dhe ralisht e ka kryqëzuar opinioni i brendshëm këto ditë në Shkup.

Roland Zili: A do të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve?

Ratkoceri: Mund të ketë ndikim, do të jetë më i madh në zgjedhjet presidenciale. Ndikimi do trë jetë negativ, për shkak se me kërkesëq të VV opozita shqiptare në Maqedoni paraqiti kandidaturën e tyre. Kandidatën shqiptar as gjasat minimale nuk i kanë të futen në raundin e dytë, e jo më për të fituar.

Roland Zili: Si mendoni rezultatin e BDI?

Ratkoceri: Është një nga koalicionet më interesante. Zoti Ahmeti kërkon të futet si faktor i tretë relevant, duke grumbulluar rreth tij disa parti që i dominojnë pakica të tjera në Maqedoni. Opozita shqiptare janë kryesishtr fraksione të partive kryesore shqiptare. Madje ata sot kanë paraqitur programin e tyre elktoral, deri sot nuk kanë pasur program fare. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *