Subscribe

Kuvendi i Maqedonisë vijon sot ditën e tretë të debatit për ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë e Greqisë.

 

Deri tani mazhoranca dhe opozita nuk kane lëvizur nga qëndrimet e tyre te mëparshme. Për deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe ligjërisht.

 

Ndërsa ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-ve Wes Mitchell, i dërgoi letër liderit të opozitës, Hristian Mickoskit duke i bere te ditur se Uashingtoni është i dëshpëruar nga pozicionet e udhëheqësve të kësaj partie.

 

Kryeministri Zaev deklaroi se është i vetëdijshëm se nuk ka votat e nevojshme ndaj beri thirrje te mos pengohet rruga e integrimit te vendit ne BE e NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *