Subscribe

Brenda 48 orëve, Shkupi duhet te këtë qeverinë teknike, ne baze te marrëveshjes politik te korrikut, e cila vendosi qe me 24 prill te mbahen zgjedhjet e parakohshme. Sipas paktit, qe i dha fund krizës politike, kryeministri Gruevski duhej te dorehiqej deri ne fund te janarit dhe te zëvendësohej nga nje tjetër figure ne radhët e VMRO-DPMNE. Disa media ne vend qe u referohen informacioneve jozyrtare, raportojnë per dorëheqjen e shefit te qeverise, mbrëmjen e djeshme, vendim qe do te njoftohet gjate se shtunës. Megjithatë, ende nuk ka nje konfirmim zyrtar per largimin e tij.  E ndërsa ditet e fundit është përfolur edhe mundësia e shtyrjes se datës se zgjedhjeve, per shkak te mosrealizimit te reformave te parashikuara ne marrëveshje, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn e ka bere te qarte se votimi do te mbahet sipas marrëveshjes.

“15 janari është nje afat kyç i marrëveshjes politike, zbatimi i se cilës është i rendesishem per qeverinë dhe qytetaret. Pres që elemente të rëndësishme të marrëveshjes politike do të zgjidhen përpara ose gjatë vizitës sime, duke u lejuar autoriteteve zgjedhore te organizojnë zgjedhje te besueshme sipas dates se parashikuar”.

Hahn do te vizitoje te premten Shkupin, ku do te takohet me drejtuesit e katër partive politike, te cilëve do t’u kërkoje te respektojnë marrëveshjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *